Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), shpall thirrje të hapur për aplikim për pozitën praktikant/e me pagesë të angazhuar në Inspektoratin e Punës. QPA është në kërkim të një praktikanti/eje i/e cili/a është në vitin e fundit në nivelin Bachelor ose student/e në nivelin Master, dhe që është i/e motivuar të asistoj në punën e Inspektoratit të Punës.

Programi i praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Përtej punësimit” i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) përmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë.

Kohëzgjatja e praktikës: 3 (tre) muaj

Afati i fundit për aplikim: 21 dhjetor 2022

Numri i praktikantëve: 1 (një)

Adresa: Prishtinë

Detyrat Kryesore

  • Mbajtja e dosjeve, organizim i dokumenteve, fotokopjim, skenim;
  • Ndihmon në përgatitjen e materialeve të procedurave inspektuese;
  • Të asistojë në detyrat e tjera sipas nevojës së Inspektoratit të Punës;
  • Të raportoj tek QPA në baza mujore.

Kualifikimet e kërkuara

  • Shkathtësi ndërpersonale;
  • Shkathtësi të mira organizative;
  • Shkathtësi të mira në komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të jetë në gjendje të punojë i/e pavarur dhe t’i menaxhoj detyrat në mënyrë proaktive;
  • Gatishmëri për të përvetësuar njohuri të reja dhe të qenurit fleksibil;
  • Të jetë efikas në programet e MS Office.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • CV
  • Letër Motivimi

QPA, inkurajon të gjithë kandidatët/et e interesuar/a dhe të cilët/at i plotësojnë kushtet e kërkuara, të aplikojnë në email adresën: [email protected] me titull: Inspektorati i Punës, Praktikë.

Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listë të ngushtë do të kontaktohen për intervistë përmes email-it.